Pique beson se Barça ka skuadër të fortë dhe mund ta përballojë mungesën e Messit

  • 21 October 2018 - 09:21
Pique beson se Barça ka skuadër të fortë dhe mund ta përballojë mungesën e Messit

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka pranuar se lëndimi i kapitenit të skuadrës, Lionel Messit, është një gjë e keqe për klubin, megjithatë ai beson se katalonasit kanë një skuadër mjaftueshëm të fortë për ta përballuar mungesën e argjentinasit.

Ylli argjentinas u lëndua qysh në çerekun e parë të ndeshjes, pasi e kishte shënuar një gol dhe e kishte organizuar një tjetër. Ai e theu dorën e tij të djathtë dhe tani pritet të mungojë në gjashtë apo shtatë ndeshjet e radhës.

“Në aspektin psikologjik, ne e dimë se kur e kemi atë, jemi më të fortë. Por, nuk mund ta lejojmë mungesën e tij të na ndikojë aq shumë”, ka thënë qendërmbrojtësi spanjoll.

“Është dallim i madh mes ndeshjeve kur e kemi atë dhe ndeshjeve kur nuk e kemi atë. Por, ne kemi mjaftueshëm lojtarë të tjerë, kështu që nuk duhet të brengosemi kur ai mungon në një ndeshje”.

Messi do të mungojë në ndeshjet e radhës së Barcelonës, në mesjavë kundër Interit dhe në funjavë me Real Madridin. Që të dyja këto ndeshje, katalonasit do t’i zhvillojnë në shtëpi, Camp Nou. 

 

(Kosova Sot)