Chelsea do ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë

  • 21 October 2018 - 19:28
Chelsea do ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë

Blutë janë gati që t’ia ofrojnë 396 mijë euro në javë belgut.

Chelsea pritet ta bëjë Eden Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë.

27-vjeçari ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij dhe klubi londinez është gati që t’i hapë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet pritet të fillojnë para Krishtlindjeve, ku klubi anglez do t’ia ofrojë një pagë marramendëse yllit belg, i cili deri më tani po shkëlqen me fanellën blu ku deri më tani i ka shënuar 11 gola në të gjitha garat.

 

 

(Kosova Sot)