Rooney nuk ndalet së shënuari gola

  • 21 October 2018 - 21:51
Rooney nuk ndalet së shënuari gola

Wayne Rooney është duke shkëlqyer në Shtete e Bashkuara të Amerikës me klubin e tij DC United.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit e ka shënuar golin e parë në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht mes DC United dhe New York City.

Ky është goli i 11-të personal në 18 paraqitje me klubin amerikan, po ashtu ka bërë edhe 16 asistime dhe e ka ndihmuar klubin që të ngritët në tabelë.

Ndeshja momentalisht është me rezultatin 1-0 për DC United falë golit të Rooneyt. 

 

(Kosova Sot)