Pika e kualifikimit

  • 04 September 2015 - 09:21
Pika e kualifikimit

Shqipëria, për rezultat pozitiv ndaj Danimarkës

Kombëtarja shqiptare shpreson që së paku të sigurojë një barazim me gola ndaj Danimarkës, në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë në Grupin I, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Stadiumi në Kopenhagë pritet të mbushet nga tifozët kuqezi, derisa futbollistët janë të motivuar maksimalisht për të shkruar historinë

Vendësit në frikë nga tifozët kuqezi

Përballja e së vërtetës ka ardhur. Koha për të shkruar historinë. Kombëtarja shqiptare do të ndeshet të premten (sot), nga ora 20:45, me Danimarkën në sfidën vendimtare për vendin e dytë të Grupit I. Të gjithë futbollistët shqiptarë këtë takim e kanë quajtur si vendimtar, pasi vendi i dytë siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Nëse kualifikohet Shqipëria, atëherë do të ishte hera e parë që merr pjesë në një Evropian. Tifozët shqiptarë i kanë dhënë përkrahje maksimale në përgatitjet në Itali dhe pritet të jenë në numër të madh në Kopenhagë. Dy mijë bileta i kanë marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe gjashtë mijë tjera, por vendësit kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë këtë numër kaq të madh të tifozëve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)