Zyrtare: Gabriele Gravina zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Italisë
Gabriele Gravina është zgjedhur president i ri i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).
Gravina u zgjodh president i FIGC pasi mori 97.2 për qind të votave në asamblenë zgjedhore të hënën, pasi ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar Carlo Tavecchion, raportojnë mediat italiane.
65-vjeçari më herët ka qenë kryetar i Lega Pro, organit qeverisës të Serisë C – nivelit të tretë të futbollit italian.
Gravina njihet në Itali edhe për periudhën e tij si president i Castel di Sangro, duke i ndihmuar klubit të promovohet pesë herë dhe në Serie B në vitet 1990-ta.
(Kosova Sot)