Ballist Morina ka një mesazh për Danimarkën (Foto)

  • 04 September 2015 - 14:31
Ballist Morina ka një mesazh për Danimarkën (Foto)

Ballist Morina ka udhëtuar drejt Danimarkës për të përkrahur Kombëtaren Shqiptare, e cila sonte luan kundër kombëtares së këtij shteti.

Personi që ngriti dronin në Beograd i ka vizituar futbollistët shqiptarë në hotel, transmeton Kosova Sot Online.

Ai është pritur nga kapiteni Lorik Cana, Shkëlzen Gashi, Bera Xhemshiti, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka.

“Warm up/nxemje para ndeshjes…… GATI!!!!”, ka shkruar ai sipër një fotoje të postuar në Facebook, ku shihet së bashku me futbollistët kuq e zi. (Kosova Sot)

ismail morina