“Arsenali me ‘fat’ ka nevojë më shumë për kreativitetin e Ozil”

  • 12 November 2018 - 18:47
“Arsenali me ‘fat’ ka nevojë më shumë për kreativitetin e Ozil”

Gunners e vazhduan ecurinë në 16 ndeshje pa humbje me barazimin kundër Wolves dje, por ata ishin larg nga një skuadër e mirë sidomos në fazën ofensive

Arsenali ishin “më shumë fat’ kundër Wolves, ka thënë Ian Wright, i cili pret më shumë nga Mesut Ozil dhe të tjerët që të kenë më shumë kreativitet me skuadrën e Unai Emeryt.

“Ne ishim më shumë fat”, ka thënë legjenda e Arsenalit për kanalin në YouTube, duke reflektuar për ndeshjen.

“Ne ishim me fat në fund që nuk humbëm”.

Wolves, në kundërsulme, kishin një plan për ne dhe ne ishim më shumë fat që ja dolëm me një barazim në fund”.

“Më pëlqen menaxheri i ri. Në pjesën e parë, ai e kuptojë që ne po pësojmë nga ana e djathtë për shkak të Aubameyang që nuk kthehej për të ndihmuar Kolosinac, e cila gjë ishte një shqetësim për mua”.

“Me erdhi mirë që ai bëri një vendim që në pjesë të parë, pavarësisht se ai mund të jetë i vështirë për Iwobi sepse ai po luan mirë kohëve të fundit”.

“Faullet taktike që bën në ne, u treguan si zgjedhje e mençur e tyre për të ndaluar sulmet tona. Nuk kishte kreativitet nga ne. Mesut doli jashtë. Ai nuk arrinte që të hynte në luftë sepse Wolves kishte dy lojtarë në bankë dhe ai nuk mund të gjente hapësirën që kishte nevojë në këtë ndeshje”. 

 

(Kosova Sot)