“Neymar do të ishte më i miri në botë nën urdhrat e Guardiolës”

  • 12 November 2018 - 22:04
“Neymar do të ishte më i miri në botë nën urdhrat e Guardiolës”

Sulmuesi i Brazilit mbetet njëri prej yjeve të padiskutueshme të futbollit, por bashkëvendësi i tij beson që ai do të ishte edhe më i suksesshëm nëse do të drejtohej nga Guardiola

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Dani Alves beson që Neymar tashmë do ta fitonte Topin e Artë nëse do të kishte mundësi të punonte nën urdhrat e Pep Guardiolës në Barcelonë.

“Si Naymar ashtu edhe Barcelona do të ishin më të mira nëse ata do të ishin një skuadër që do të menaxhohej nga Guardiola, pa asnjë dyshim. Të dyja do të ishin më të mira’, tha anësori i djathtë për Goal para premierës së dokumentarit “Take the ball, Pass the Ball”, që flet për Barcelonën e Guardiolës.

“Do të ishte si unë në Barca, një përshtatje edhe më përfekte. Besoj që nëse Neymar do të kishte trajner Guardiola, ai do të kishte bërë gjëra shumë të mëdha...”.

“Ai do të ishte njëri prej më të mirëve në botë tani, pa asnjë dyshim, nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Për dallim nga Naymar, Dani Alves ishte çelësi i shifrave të Barçës që dominuan futbollin nga viti 2008-2012 dhe ai e dinte se kur ju bashkua asaj nga Sevila do të bënte një gjë speciale.

“Kjo ishte ndjenja që e kam kuptuar që nga takimi i jonë i parë, që ne do të bënim diçka speciale”, ka shtuar ai. 

 

(Kosova Sot)