“Pogba në Juve, është e mundshme”

  • 13 November 2018 - 22:50
“Pogba në Juve, është e mundshme”

“Duke parë Paul Pogban të kthyer në Juventus në ndeshjen e fundit, mendojë se ai do të luaj përsëri për këtë skuadër”, ka thënë ish drejtori i Napolit dhe Atalantas, Pierpaolo Marino.

Gjatë dy javëve të fundit, raportet se marrëdhëniet në mes të Pogbas me Jose Mourinhon janë më mirë,. atëherë kjo shihet se nuk mund të ndodh, s’paku jo tani.

Megjithatë, Pogba është përqafuar me ish bashkëlojtarët e tij dhe tifozët në Torino gjatë ndeshjes së Ligës së kampionëve, një gjë që ka çelur derën për një rikthim të tij në Juventus.

“Kujdes, ta shohim Pogban përsëri në fanellën e Juventusit është definitivisht e mundshme”, ka thënë ish drejtori sportiv i Napolit dhe Atalantas, Marino për Rai Sport.

“Duket se është e mundshme që ta shohim në fanellën bardhezi përsëri. Ka shumë deklarata që duhet të shikohen me thellë, por janari mund të jetë problem për këtë gjë”.

“Unë këtë e shoh si një mundësi të hapur. Sa për sot, mund të them me plot besim që Pogba nuk do ta këtë të gjatë karrierën në Manchester”, ka thënë Marino.

 

(Kosova Sot)