Januzaj: Manchester Unitedi do të rikthehet në krye

  • 14 November 2018 - 12:07
Januzaj: Manchester Unitedi do të rikthehet në krye

Ish-sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, beson se “Djajtë e kuq” do të kthehen në formën e mëparshme së shpejti dhe do ta fitojnë përsëri titullin e Premierligës.

23-vjeçari debutoi për “Djajtë e kuq” në një ndeshje të FA Community Shield në vitin 2013 dhe vlerësohej nga shumë si pasardhës natyral i Ryan Giggs, pasi bëri paraqitje shumë pozitive në muajt e parë nën udhëheqjen e David Moyes.

Megjithatë, anësori kosovar nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë dhe përfundimisht u lejua të larohet nga Unitedi për t’i bashkuar Real Sociedadit në verën e vitit 2017, kur Mourinho e cilësoi si tepricë në skuadrën e tij.

Që nga largimi i tij, forma e Manchester Unitedit nuk është përmirësuar dhe ata këtë sezon radhitën në vendin e tetë në tabelën e Premierligës, plot 12 pikë më pak se liderët, Manchester City.

“Ata [Manchester Unitedi] e dinë se po kalojnë në një periudhë të vështirë, është një skuadër e mrekullueshme dhe kanë tifozë të mrekullueshëm, por janë duke u përballur me probleme për momentin”, ka thënë Januzaj.

“Natyrisht, ata do të rikthehen në krye. Mendoj se ata duhet t’i marrin vendimet e duhura për t’i fituar ndeshjet. Ka shumë arsye të ndryshme për situatën në klub, kështu që ata duhet t’i marrin vendimet e duhura”. 

 

(Kosova Sot)