Koha kur Dembele ia shkatërroi shtëpinë Jurgen Kloppit

  • 14 November 2018 - 16:49
Koha kur Dembele ia shkatërroi shtëpinë Jurgen Kloppit

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, është kritikuar gjatë kohës së fundit për sjelljen e tij dhe kjo ka bërë që në media të përflitet për një largim të mundshëm të tij drejt Liverpoolit, transferim ky që e ka kthyer në vëmendje historinë kur francezi e kishte dëmtuar shtëpinë e Jurgen Kloppit.

BILD raporton se Dembele kishte qenë duke jetuar me qira në shtëpinë e Kloppit në Dortmund në vitin 2017, dhe sjellja e tij e kishte shqetësuar trajnerin gjerman para se ai të transferohej në Barcelonë.

Sapo kishte dëgjuar për interesimin nga Barcelona, ai e kishte humbur të gjithë përqendrimin dhe madje kishte filluar as të mos shkonte në seancat stërvitore. Gjatë kësaj kohe, raportohet se ai edhe e kishte dëmtuar shtëpinë e Kloppit.

Përkundër që francezi nuk e kishte shkatërruar shtëpinë e Kloppit, ai e kishte lënë atë në gjendje mjaft të keqe, pasi që përveç që nuk ishte përkujdesur për mobiliet e shtëpisë dhe i kishte lënë mbeturinat në oborr.

Klopp kishte qenë mjaft i zemëruar me Dembelen për këtë arsye, mirëpo tani duket se e ka harruar këtë ngjarje pasi që ai është shprehur i gatshëm të punojë prapë me francezin.

“A është ai për shitje? Tani jam i interesuar”, ka thënë Klopp.

(Kosova Sot)