Edhe lojtarët e Kosovës i këndojnë Kantes

  • 15 November 2018 - 23:57
Edhe lojtarët e Kosovës i këndojnë Kantes

Paul Pogba bashkë me disa lojtarë të tjerë të Kombëtares së Francës i kishin kushtuar një këngë N’Golo Kantes pas fitores së Botërorit dhe duket se ajo i ka pëlqyer pa masë edhe lojtarëve të Kosovës

Atmosfera e Kosovës është shumë e mirë për ndeshjet në Ligën e Kombeve, derisa ata janë parë në një harmoni të mirë edhe gjatë vizitës së tyre në Maltë.

Së është kështu e tregon edhe një video që e ka postuar në rrjetet sociale, Benjamin Kololli.

Ata në këtë ndeshje shihen duke e kënduar këngën e Kantes, një këngë e bërë kjo nga lojtarët e tjerë të Francës për mesfushorin e Chelsea, i cili shquhet për thjeshtësinë e tij.

E këtë këngë kanë zgjedhur që ta këndojnë edhe lojtarët e Kosovës.

 

(Kosova Sot)