Batshuayi mohon se do të rikthehet në Chelsea në janar

  • 16 November 2018 - 12:56
Batshuayi mohon se do të rikthehet në Chelsea në janar

Sulmuesi i Chelsea, Michy Batshuayi ka refuzuar të përgjigjet nëse do të kthehet nga huazimi në Valencia në Chelsea në janar

Disa raporte kanë thënë se belgu mund të rikthehet në Stamford Bridge para se të përfundoi sezoni pasi që është duke kaluar formë të vështirë me skuadrën nga La Liga.

“Në lidhje me largimin tim nga Valencia, këto lajme janë thashetheme”, ka thënë Batshuayi pasi që Belgjika e vazhdoi rekordin perfekt në Ligën e Kombeve me fitore.

“Nuk kam problem me klubin dhe e kuptoj shumë mirë trajnerin Marcelino”.

“Ne jemi në një fazë të keqe, por do të vazhdojë për të punuar që të dalim nga këto rezultate të dobëta”.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e lavdoi Batshuayin duke thënë se “ai shënoi golin e parë”.

“Jam i lumtur që shënoi dy herë, por ai po ashtu luajti shumë mirë gjatë ndeshjes. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen”.

Belgjika do ta siguroi finalen e Ligës së Kombeve nëse në fund arrin ti shmanget humbjes nga Zvicra, me të cilën luan të dielën. 

(Kosova Sot)