Dybala e sheh Ronaldon faktorin kyç që Juve ta fitojë Ligën e Kampionëve

  • 16 November 2018 - 13:35
Dybala e sheh Ronaldon faktorin kyç që Juve ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Argjentinës është i lumtur që do të luan krah legjendës moderne, me bardhezinjtë që janë duke e ndjekur këtë trofe që disa vite

Vetë prania e Cristiano Ronaldos i ka dhënë skuadrës së Juventusit “një mundësi të madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve”, thotë Paulo Dybala.

Trofeu europian është një synim kryesor i bardhezinjve pasi që shihet si forcë dominuese në Serie A.

“Në Juventus, gjithmonë është e njëjta objektivë-fitimi i titujve”, ka thënë Dybala për Daily Mirror.

“Është e vërtetë që këtë vit, nga jashtë, Liga e Kampionëve na është bërë obsesion. Por, fokusi është, si gjithmonë, edhe Skudeto”.

“Ne kemi një mundësi të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë vit. Ronaldo na ka dërguar në një kat me lart dhe si një lojtar shumë i mirë që është ka bërë që edhe ne të luajmë mirë”.

“Vitin e kaluar ne luajtëm kundër Madridit...për pak sa nuk fituam! Në katër vite ne kemi luajtur në dy finale”.

“Besoj që në vitet e kaluara ne kemi treguar se mund ta fitojmë, por ne kemi pasur pak fat të keq, sidomos me atë që ndodhi vitin e kaluar në Madrid. Shpresojmë te kemi fat sivjet”.

(Kosova Sot)