Giroud: Është e pamundur të deklarohesh homoseksual në botën e futbollit

  • 16 November 2018 - 17:03
Giroud: Është e pamundur të deklarohesh homoseksual në botën e futbollit

Sulmuesi francez i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur për çështjen e homoseksualitetit në botën e futbollit.

Giroud ka thënë se është e pamundur që të deklarohen ata lojtarë që janë homoseksualë.

“Është e pamundur që të deklarohesh si homoseksual në futboll”, ka thënë Giroud.

“E kuptoj dhimbjen dhe vështirësitë që kanë atletët profesionist që të deklarohen për këtë, mirëpo unë jam shumë tolerant sa i përket kësaj”.

“Në futboll ka shumë punë për të arritur deri te toleranca sa i përket homoseksualëve”.

“Në dhomat e zhveshjes ka shumë testosterone, shoqëri dhe dushe të përbashkëta, është e komplikuar por kështu është”. 

 

 

(Kosova Sot)