E pabesueshme por Chiellini është golashënuesi më i mirë i Italisë

  • 17 November 2018 - 17:48
E pabesueshme por Chiellini është golashënuesi më i mirë i Italisë

Lojtari me më së shumti gola në skuadrën aktuale të Italisë mund të jetë befasi për shumë njerëz, sepse ai është kapiteni dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini.

Qendërmbrojtësi i Juventusit do ta regjistrojë paraqitjen e 100-të për Italinë sonte kundër Portugalisë, saktësisht 14 vite pas debutimit të tij.

Chiellini është ndër lojtarët e pakët me përvojë në skuadrën e Roberto Mancinit, pasi vetëm ai dhe Leonardo Bonucci i kanë më shumë se 40 ndeshje për “Azzurët”.

Çfarë habit më shumë është fakti se Chiellini është lojtari me më së shumti gola në këtë skuadër, po ashtu.

Chiellini i ka shënuar tetë gola në 99 paraqitje për Italinë deri tani. Ndërsa, sulmuesi Ciro Immobile është i dyti me shtatë gola në 34 paraqitje. 

 

(Kosova Sot)