Donadoni: Shpresoj që të jem trajner i Milanit një ditë

  • 19 November 2018 - 11:15
Donadoni: Shpresoj që të jem trajner i Milanit një ditë

Legjenda e Milanit Roberto Donadoni ka thënë se shpreson që të jetë trajner i ish-skuadrës së tij.

Spekulimet për shkarkimin e Gennaro Gattusos vazhdojnë, dhe Donadoni ka qenë i lidhur edhe më parë që të jetë trajner i kuqezinjve.

“Kur do të jem trajner i Milanit? Shpresoj që një ditë, mirëpo shpresoj që ata të marrin po ashtu rezultate të mirë së shpejti”.

Donadoni së fundmi ka qenë trajner i Bolognas mirëpo u shkarkua në fund të stinorit të kaluar, ku qëndroi për tre vite, dhe në vend të tij erdhi Filippo Inzaghi.

(Kosova Sot)