De Biasi: Ëndrra është afër

  • 04 October 2015 - 11:35
De Biasi: Ëndrra është afër

Gianni De Biasi ka thënë se Shqipëria është vetëm 180 minuta afër realizimit të ëndrrës.

Ndeshjet ndaj Serbisë dhe Armenisë, janë kruciale për fatin e Shqipërisë në këto kualifikime, ndërsa për teknikun italian realizimi i ëndrrës nuk është larg.

Megjithatë, përkundër këtij fakti, De Biasi ka kërkuar maturi dhe intelegjencë nga lojtarët e tij, për t’i evituar gabimet si në ndeshjen me Portugalinë.

“Besoj se ky është momenti më i rëndësishëm në karrierën time, pasi jemi afër të shkruajmë historinë. Kur e ke objektivin vetëm 180 minuta larg, sigurisht ekzistojnë edhe mundësitë e gabimit. Si gjithmonë duhet gjetur doza e duhur e inteligjencës dhe që të mos përfshihesh shumë. Ashtu si bëmë ndaj Portugalisë, ku ishim të bindur se mbaroi, por jo! Në ato momente duhen shtrënguar dhëmbët dhe jo të luash përpara, por të mbrohesh”, theksoi De Biasi