Nuk do ta besoni se çfarë kanë bërë shqiptarët e Shqipërisë për kosovarët

  • 06 October 2015 - 23:08
Nuk do ta besoni se çfarë kanë bërë shqiptarët e Shqipërisë për kosovarët

Armand Duka ka treguar se si shqiptarët e Shqipërisë kanë blerë bileta për ata kosovarë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka treguar një fakt shumë interesant sa i përket shitjes së biletave.

Duka ka treguar se për këtë ndeshje kishte shumë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës dhe se ka pasur raste kur shqiptarët e Shqipërisë kanë blerë bileta për ata të Kosovës.

“Tradita e mikut ndoshta është akoma te ne, pasi që ne respektojmë mikun. Ka shumë shqiptarë nga Shqipëria që kanë blerë bileta për kosovarët”, tha Duka në emisionin Opinion në TV Klan.