Klopp debuton me Liverpoolin kundër Tottenhamit

  • 07 October 2015 - 10:52
Klopp debuton me Liverpoolin kundër Tottenhamit

The Reds shkarkoi trajnerin Brendan Rodgers në fundjavë pas barazimit 1:1 me Evertonin, ndërsa tani pritet që klubi shumë shpejt të zyrtarizojë ish-trajnerin e Dortmundit, Jurgen Klopp.

Sipas Goal, edhe trajneri gjerman ka shfaqur interesim për të marrë postin e trajnerit të skuadrës angleze.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit pritet të zyrtarizohet si kryetrajner i ri i Liverpoolit para takimit ndaj Tottenham Hotspurs, e cila zhvillohet më 17 tetor në Anfield Road.

Si alternativë tjetër e The Reds mebtet edhe trajneri italian carlo Ancelotti, i cili nuk e përjashtuar mundësinë që të marr drejtimin e Liverpoolit.