Arrestimi i Ballist Morinës, ja karikatura provokuese e piktorit Gani Çekrezi (Foto)

  • 07 October 2015 - 20:14
Arrestimi i Ballist Morinës, ja karikatura provokuese e piktorit Gani Çekrezi (Foto)

Pas arretimit të Ballist Morinës ka ardhur edhe karikatura e parë thumbuese për policinë e shtetit nga piktori i njohur Gani Çekrezi.

Arrestimi i Ballistit nuk u prit mirë nga opinion sportdashës që janë rebeluar kundër policisë duke kërcënuar edhe me protesta.

Në karikaturën e  tij piktori Çekrezi ka hedhur në letër të pikturuar Ballist Morinën që dialogun me një polic ku u kërkon arsyen pse kanë arrestuar dhe polici i përgjigjet se është me urdhër nga lart.

Ballist Morina është arrestuar sot rreth orën 12:30 të mesnatës në mënyrë të befasishme pasi policia ishte sinjalizuar se ai mbante armë pa leje me vetë.

Gjatë shoqërimit Morinës iu gjetën në makinën në të cilën lëvizte 2 pistoleta pa leje dhe 36 bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Ballist Morina ndeshjen ndaj Serbisë nuk do ta ndjek nga shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” por nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës nga ku po mbahet i izoluar.

 

12067410_10205461644640677_1467178717_n