Problem për pejanët

  • 10 October 2015 - 09:44
Problem për pejanët

Përballjet e vështira ndaj skuadrës norvegjeze OIF Arendal

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famiglia, pasi kaloi një rreth në Kupën e EHF-së do të ndeshet me skuadrën norvegjeze OIF Arendal. Kalimi në rrethin tjetër duket shumë i vështirë për pejanët

Të dy takimet do të zhvillohen në Norvegji

Ashtu si vitin e kaluar, Besa Famiglia kaloi me sukses një xhiro në garat evropiane. Besa në rrethin e parë të Kupës së EHF-së eliminoi skuadrën bullgare, Fregata Burgas, derisa në xhiron e dytë do të përballet me atë OIF Arendal nga Norvegjia. Me marrëveshjen e dy klubeve këto dy takime do të zhvillohen në Norvegji më 10 dhe 11 tetor. Kalimi në rrethin e dytë duket shumë i vështirë për pejanët. Megjithatë, hendbollisti i kësaj skuadre, Kastriot Jupa shprehet se janë përgatitur për këto dy ndeshje. “Ne jemi përgatitur për ndeshjen me norvegjezët. E dimë që kemi të bëjmë me një kundërshtar të një niveli më të lartë se ne, por ne do të mundohemi të përfaqësojmë kampionin e Kosovës në mënyrën më të mirë”, deklaroi Jupa... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)