Kick boksierët shqiptarë sot luftojnë për fitore në Austri

  • 10 October 2015 - 16:41
Kick boksierët shqiptarë sot luftojnë për fitore në Austri

Vëllezërit Hekuran dhe Dardan Avdylaj nga Istogu dhe Valdrim Salihu nga Struga por të cilët jetojnë në Vjenë të Austrisë, sot do t’ i matin forcat me kundërshtarët e tyre.

Nga vëllezërit Avdylaj i pari që do të dal në ring do të jetë vëllai i madh, kampion i Evropës në kategorinë 75 kg ku përball do  ta këtë sllovakun Richard Genda. Ndërkaq më e rëndësishmja do të jetë dueli i Dardan Avdylajt që do të luftojë më boksierin çek Daniel Vidovec për titullin internacional të Austrisë në peshën 85 kg.

“Unë jam përgatitur shumë mirë dhe besoj në fitore! Gjithashtu edhe vëllai im, Hekurani. Nuk kemi dëshirë të flasim shumë, por gjithçka do të shihet në ring” thotë Dardani për “albinfo.ch”.

Hekurani ka 26 ndeshje me 23 fitore, kurse Dardani 25 ndeshje me 21 fitore.

Përveç vëllezërve Avdylaj, gjithashtu të shtunën në ring do të ngjitet edhe Valdrim Saliu me prejardhje nga Struga. Djaloshi i cili merret më kick boks që dy vitet e fundit deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje. Ai do të bokson kundër boksierit Juan Ahmad. “Besoj në aftësitë e mia dhe shpresoj se do të arrij suksese ashtu sikur edhe herëve të tjera”, thotë Valdrimi./Albinfo.ch