De Biasi për Gazzetta Dello Sport: Endrra vazhdon!

  • 13 October 2015 - 16:50
De Biasi për Gazzetta Dello Sport: Endrra vazhdon!

Gazzetta Dello Sport, më e madhja në Itali në shtypin sportiv, i ka dedikuar një hapësirë të vecantë një interviste me trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, arktektin e këtij suksesi historik të kuqezinjve. Festa nuk është zhvilluar vetën në Tirana apo në trojet e tjera shqipfolëse, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë, ku prania e shqiptarëve është e ndjeshme.

“Ndjej shumë dashuri përreth meje. Jam shumë i lumtur, sepse kamë lënë gjithmonë gjurmë kudo kam punuar. I vetmi peng i karrierës time mbetet Udine, ku nuk kam patur mundësi të punoj. Ishte një realitet shumë i mirë për mua, por nuk kam arritur ta kuptoj se cfarë dëshironin të bënin.”   

Por si lindi ideja për të drejtuar një kombëtare të vogël si Shqipëria?

“Gjithcka nisi nëpërmjet një menaxheri që punon në Itali. Dhe ta mendosh që unë nuk doja as t’i takoja drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sapo e kisha mbyllur me Udinezen dhe dëshiroja një tjetër sfidë në Serinë A. Më pas, e kuptova se duhet të isha në qendër të një projekti, por në Itali kjo shpesh nuk ndodh. Kështu nisi aventura ime në Tiranë.  

De Biasi ndihet shqiptar dhe sikurse e shpjegon ai vetë, jo thjesht për faktin se është pajisur me pasaportë shqiptare.

“E kam të vështirë ta shpjegoj cmendurinë në sheshet e Shqipërisë. Është një flamur, një popull.  Gjithcka shkon përtej kufijve, sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë për atdheun”.

Por cili është objektivi i De Biasit në finalet e “Francë 2016″?

“Kualifikimi na jep shpresë. Ëndrrat mund të realizohen, nuk mbeten thjesht objektiva. Jemi rritur shumë, por në nivele të tilla do të jetë e vështirë të shkojmë më tej. Gjithsesi, ne do ta provojmë”

Ndoshta një ditë një stadium i Shqipërisë, ose një shesh, mund të mbajë emrin e De Biasit, por 58-të vjecari dëshron të mbajë një profil më modest.

“Të mos bëjmë shaka. Megjithatë, na kanë njoftuar se impianti i ri i Tiranës, kur të ndërtohet, do të ketë një pllakë të artë me të gjithë emrat tanë, për të kujtuar arritjen historike të kësaj skuadre.”