De Biasi largohet nga Shqipëria?

  • 25 November 2015 - 14:07
De Biasi largohet nga Shqipëria?

Lazio është në krizë rezultatesh dhe një nga shpëtimtarët sipas mediave italiane mund të jetë Gianni De Biasi.

Trajneri Stefano Pioli ka pasur dje një bisedë të gjatë kokë më kokë me drejtorin sportiv, Igli Tare, çka ka sjellë edhe mungesën në stërvitje, e drejtuar nga ndihmës trajneri.

Sipas sajtit “sport.leggo.it”, janë disa kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin në rast se Lazio humbet në dy ndeshjet e radhës, kundër Dnipros në Europa League dhe Empolit në kampiona, përcjell “Albeu.com”.

Mazzarri, Lippi e Del Neri janë në listë, por, sipas burimeve italiane, preferenca e Tares është De Biasi.

Pak muaj më parë, Tare është përmendur në Itali si pasues i mundshëm i italianit në kombëtaren shqiptare dhe De Biasi tha ndoshta me shkak se do ta pranonte me kënaqësi një shkëmbim vendesh.

Gjithsesi gjithçka mbetet të sqarohet në ditët në vijim.