Arsenali mendon për Icardin

  • 25 November 2015 - 14:33
Arsenali mendon për Icardin

Topçinjtë kanë filluar të mendojnë për të përforcuar sulmin dhe lojtari që pëlqehet më shumë është Mauro Icardi.

Interesimi i Arsenalit bëhet i ditur nga gazeta angleze ‘The Indipendent’.

Sipas anglezëve klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro për argjentinasin.

Wenger nuk është i kënaqur me sulmuesit aktual, pasi Oliver Giroud dhe Theo Walcott nuk i kanë mbushur pritshmëritë.