Ibrahimovic sulmon Guardiolën

  • 26 November 2015 - 13:58
Ibrahimovic sulmon Guardiolën

Zlatan Ibrahimovic nuk i kursen asnjëherë kritikat ndaj Pep Guardiolas.

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka marrë mirënjohje në Holandë, Itali, Spanjë e Francë, që kur u largua nga Suedia 14 vjet më parë, por nuk ka lënë gjurmë në Barcelonë, e cila udhëhiqej nga trajneri spanjoll.

34 vjeçari ishte përplasur me trajnerin aktual të Bayern Munichut gjatë sezonit 2009/10, të cilin e kishte kaluar në “Camp Nou”.

“Çfarëdo që ka ndodhur, si trajner ishte fantastik. Si person, nuk kam komente për këtë. Kjo është diçka tjetër. Ai nuk është burrë. S’kam çka të them më shumë”, deklaroi futbollisti me prejardhje boshnjake. Ndërkaq, ai i ka lavdëruar dy ish-trajnerët tjerë, Jose Mourinho e Carlo Ancelotti, me të cilët kishte punuar në Inter dhe PSG.

“Ancelotti është një trajner fantastik. Si person ishte i mrekullueshëm”, vazhdoi Ibra.

“Mourinho është një tru i përsosur, mendje e përsosur. Ai e di se çka i nevojitet të bëjë për të fituar”, përfundoi sulmuesi i PSG-së.