Xhaka flet pas barazimit me Hoffenheim

  • 28 November 2015 - 19:44
Xhaka flet pas barazimit me Hoffenheim

Granit Xhaka ka thënë se ata duhet të jenë krenarë me paraqitjen ndaj Hoffenheim.

Monchengladbach barazoi 3 me 3 me Hoffenheimin pasi ishte në disavantazh prej dy golave, ndërsa mesfushori kosovar është shprehur i lumtur me rezultatin dhe performancën e skuadrës së tij.

“Të rikthehemi nga disavantazhi 3:1 si mysafir nuk është e lehtë, kështu më duhet të them respekt për bashkëlojtarët”, tha Xhaka pas ndeshjes.

“Pas një ndeshje intensive ndaj Sevillas të mërkurën këmbët tona ishin pak të lodhura, sidoqoftë ne treguam karakter dhe mund të jemi krenar për paraqitjen tonë”, shtoi ai.

“Jemi të lumtur që e kemi vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje dhe tani shikojmë përpara për ndeshjen ndaj Bayernit”, deklaroi përfaqësuesi zviceran.