Doja Suarezin në vend të Ronaldo’s

  • 30 November 2015 - 16:33
Doja Suarezin në vend të Ronaldo’s

Neymar: Unë do të isha i lumtur nëse treshja Messi, Suarez dhe unë do të ishim në listë. Të tre ne duhet të ishim atje.

Pas zyrtarizimit të listës së tre kandidatëve për ‘Topin e Artë’, ka reaguar njëri prej tyre, Neymar.

Superylli i Barcelonës thotë se do të ishte më i lumtur nëse përveç Lionel Messit do të kishte krah për krah edhe bashkëlojtarin tjetër në sulmin e katalanëve, Luis Suarez.

Në listën e tre kandidatëve janë Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo dhe braziliani do të preferonte që uruguaiani të ishte në vendin e portugezit.

“Unë do të isha i lumtur nëse treshja Messi, Suarez dhe unë do të ishim në listë. Të tre ne duhet të ishim atje”, deklaroi Neymar.