Casillas: Kjo është liga ku mund të transferohem

  • 01 December 2015 - 11:39
Casillas: Kjo është liga ku mund të transferohem

Portieri i Portos, Iker Casillas ka pranuar se mund të transferohet në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Iker Casillas ka pranuar se mund të transferohet në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portieri i Portos, i cili iu bashkua klubit portugez nga Real Madrid gjatë verës, ka pranuar se mund të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

“Futbolli është zhvilluar shumë atje dhe është diçka e bukur për ta parë. A do të luaja atje? Pse jo?”, tha Casillas gjatë një seance me pyetje në rrjetin social Facebook.

“Kam nënshkruar për tri sezone këtu dhe synoj ta respektoj kontratën. Porto është një sfidë e re për mua dhe shpresoj t’i realizoj pritshmëritë në këtë klub të mrekullueshëm”, u shpreh ai.