Alonso, mesazh për Real Madridin

  • 01 December 2015 - 14:03
Alonso, mesazh për Real Madridin

Munichut, Xabi Alonso ka komentuar humbjen e ish skuadrës së tij, Real Madrid, nga Barcelona në Santiago Bernabeu.

Xabi Alonso ka komentuar humbjen e ish skuadrës së tij, Real Madrid, nga Barcelona në Santiago Bernabeu.

Mesfushori i Bayern Munichut beson se “Los Blancos” do të rikthehen në rrugën e duhur, përkundër disfatës së rëndë 4:0 nga rivali i madh.

“Real Madrid është klub i madh dhe si çdo klub tjetër, ka gjithmonë kritika pas humbjeve”, deklaroi ai për “Goal.

“Ka ende shumë deri në fund të sezonit dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ata kanë kualitet, futbollistë dhe ekip të mrekullueshëm. Reali mund të luftojë për titull”, u shpreh Alonso.