Mesjava i rikthen gjysmëfinalen e “play-offit”, sonte na pret një super-sfidë

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 11:53
Mesjava i rikthen gjysmëfinalen e “play-offit”, sonte na pret një super-sfidë

Mesjava do t’i sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.

Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Golden Eagle Ylli – Peja është sfida që do të luhet sonte.

Therandasit e fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli avancon në serinë gjysmëfinale 1:0.Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Dueli tjetër do të zhvillohet nesër mbrëma mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe ata e synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë ta barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që i shënojnë nga tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për t’u shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

Gjysmëfinalja

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

(Kosova Sot Online )