Ballkani në luftë për ta konfirmuar vendin në finale, Suhareka për histori – formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 14:25
Ballkani në luftë për ta konfirmuar vendin në finale, Suhareka për histori – formacionet zyrtare

Ballkani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton ""Kosova Sot Online ".

Dy klubet nga i njëjti qytet janë gati për aktin e dytë të gjysmëfinales, e cila do të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe synon të sigurojë një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit synon ta shkrij disavantazhit 1-0 nga ndeshja e parë dhe të bëjë befasinë e madhe duke u kualifikuar në finalen e madhe.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Halili, Dellova, Potoku; Kuc, Emerllahu; Hamidi, Korenica, Gripshi; Kryeziu;

Suhareka: Ymeri; Hasanaj, Kuka, Syla, Marku; Thaqi, Rexhaj; Fetahaj, Susuri, Hoxha; Zeka;

(Kosova Sot Online )