Shqipëria miqësore me Gjermaninë

  • 05 February 2016 - 20:08
Shqipëria miqësore me Gjermaninë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka zbuluar miqësoren tjetër të Shqipërisë pas Austrisë. Mediat italiane shkruajnë se skuadra e De Biasit do të luajë një miqësore me Gjermaninë. Deklarata e trajnerit është bërë për “nuovavenezia.gelocal”, pas një konference për mjekësinë sportive në Itali. “Ne do të përgatitemi në Austri, do të luajmë një miqësore me Gjermaninë, test i vërtetë, në Europian nuk është vetëm skuadra, por një popull i tërë”,-ka thënë De Biazi për median italiane. I pyetur nëse Italia dhe Shqipëria takohen në Europian, trajneri u shpreh se: “Unë bëj profesionistin, drejtoj skuadrën shqiptare, kundërshtarët e tjerë janë të gjithë njësoj. Ndoshta këndoj “Fratelli d’Italia” para ndeshjes, por kur arbitri do fillojë takimin, betohem, bëhem shqiptar”.

(Kosova Sot)