Shqipëria miqësore kundër kampionëve të botës

  • 06 February 2016 - 11:51
Shqipëria miqësore kundër kampionëve të botës

Skuadra e dytë, pas miqësores së Shqipërisë me Austrinë, është Gjermania. Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka bërë të ditur lajmin.

Më herët mediat italiane kanë lajmëruar se skuadra e De Biasit, do të përballet me kampionen e botës.

Deklarata e trajnerit është bërë për “nuovavenezia.gelocal”, pas një konference për mjekësinë sportive në Itali.

“Ne do të përgatitemi në Austri, do të luajmë një miqësore me Gjermaninë, test i vërtetë, në Europian nuk është vetëm skuadra, por një popull i tërë”, ka deklaruar De Biasi për median italiane.

Ndërkohë është pyetur nëse Italia dhe Shqipëria takohen në Europian, trajneri u shpreh se: “Unë bëj profesionistin, drejtoj skuadrën shqiptare, kundërshtarët e tjerë janë të gjithë njësoj. Ndoshta këndoj “Fratelli d’Italia” para ndeshjes, por kur arbitri të fillojë takimin, betohem, bëhem shqiptar".

(Kosova Sot)