Kosovari Besant Celina debuton në Premier League

  • 06 February 2016 - 15:57
Kosovari Besant Celina debuton në Premier League

Super ndeshja e sotmeManchester City-Leicester ka qenë shumë e rëndësishme edhe për një talent me origjinë nga Kosova. 

Bersant Celina më në fund ka debutuar në Premier Ligë duke u hyrë në fushë në pjesën e dytë në humben që Manchester City pësoi në shtëpi 1-3. 

Futbollisti që është pjesë e Kombëtares së Kosovës hyri në fushë në minutën e 77-të në vend të fantazistit, David

Silva. Ky është një lajm shumë i mirë për të, pasi konsiderohet si një talent që mund të shpërthejë edhe në të ardhmen.

(Kosova Sot)