Njihuni me Limën, maestron e futbollit në Kosovë (Foto)

  • 08 February 2016 - 12:58
Njihuni me Limën, maestron e futbollit në Kosovë (Foto)

Halim Selmanaj është aktualisht një nga futbollistët më të mirë të futbollit të sallave në trojet shqiptare. Djaloshi i talentuar gjakovar është antër i Kombëtares Shqiptare, ndërsa në Kosovë njihet si futbollist i Liburnit.

I njohur në Kosovë si Lima, 23 vjeçari të mahnitë me talentin e tij të treguar kudo në Kosovë. Së fundi Lima ka bërë për vete qindra tifozë në Istog si futbollist i skuadrës Nexhi Dent. Qendra sportive në Gurrakoc të Istogut mbushet plot kur Lima është pjesë e orarit me skuadrën e tij.

Lëvizjet e tij fantastike, golat spektakolar dhe asistet briliante e bëjnë Limën më të dashurin për publikun. Lima është shëndrruar në një idhull të futsallit në Kosovë e më gjerë ku aktualisht tani llogaritet ndoshta më i miri në vend.

Indeksonline së shpejti do të sjellë video të performancave të Halim Selmanajt sa për tu bindur se është maestro i këtij sporti.

Idoli i Limës është Phelipe Coutinho dhe për këtë edhe në futsall aplikon stil të ngjashëm të lojës me maestron e Liverpoolit.

(Kosova Sot)