Pirlo: Ky është lojtari më kreativ në Evropë

  • 09 February 2016 - 10:23
Pirlo: Ky është lojtari më kreativ në Evropë

Andrea Pirlo ka thënë se Mesut Ozil është lojtari më kreativ në Evropë, pasi krijon raste të shumta për sulmuesit para tij. Italiani është një admirues i madh i Ozil, madje e ka përfshirë atë në ekipin e tij të ëndrrave në Premierligë.

“Ozil është lojtari më kreativ në Evropë për momentin. Ai krijonnjë numër të pabesueshëm rastesh për sulmuesit para tij.Ozil ka vizion si askush tjetër në Evropë”, tha ndër të tjera Pirlo.

Ozil ka dhuruar 16 asist në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni, dhe gjendet vetëm prapa mesfushorit të Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan (17).

(Kosova Sot)