Portieri të cilit Messi asnjëherë nuk i ka shënuar gol

  • 09 February 2016 - 14:24
Portieri të cilit Messi asnjëherë nuk i ka shënuar gol

Ai mund të jetë futbollisti më i talentuar në glob, por ka një lojtar të cilin Lionel Messi nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë.

Derisa Arsenali përgatitet për t’u përballur me Barcelonën për sfidën e 1/8 së finales, londinezët kanë njërin nga ata që ka ndalur argjentinasi, çekun Petr Cech.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 23 shkurt, e kthimit më 16 mars, shkruar uefa.com.

“Është fenomenale. Jo shumë portierë mund të thonë këtë, të përballesh me Messin dhe ai të mos shënojë gol. Por, do të pëlqeja nëse ai shënon dhe ne shkojmë tutje. Edhe nëse shënon het-trik dhe ne kualifikohemi, prapë do të isha i kënaqur”, ka deklaruar Cech.

(Kosova Sot)