Shkëlqen Manaj

  • 09 February 2016 - 17:41
Shkëlqen Manaj

 

 

Rei Manaj ka shkëlqyer ditën e sotme për Interin U21 teksa shënoi dy gola në Kupë ndaj Lacios U21. Kjo ishte gjysmëfinalja e Kupës së Italisë për moshat, e cila përfundoi me rezultatin 2:2. Interi ishte në dizavantazh kur u shfaq Manaj dhe në sajë të fitores në ndeshjen e parë, kualifikohet në finale. Që pas aktivizimit me ekipin e parë në Serinë A, Manaj ka kaluar tek të rinjtë e Interit dhe duket se po kalon një formë të mirë sportive.

 

(Kosova Sot)