Adam Jonson shpallet fajtor për abuzim seksual

  • 10 February 2016 - 16:13
Adam Jonson shpallet fajtor për abuzim seksual

Futbollisti anglez Adam Johnson është shpallur sot fajtor për abuzim seksual me të mitur.

Ai ka kryer marrëdhënie seksuale me tre vajza minorene, të cilat ishin nën moshën 16-vjeç.

Ish-sulmuesi 28-vjeçar, që u gjykua në gjykatën “Bradford Crown”, i mohoi tri akuzat në fjalë.

Bashkë me të në gjykatë u paraqit edhe partnerja e tij, Stejesi Flounders, e cila ka me Adamin një vajzë 1-vjeçare.

Johnson e ka nisur karrierën e tij si futbollist te Midëllsbrou, më pas vijoi te Mançester Siti, për t’u transferuar në vitin 2012 te Sanderlendi për 10 milionë paund.

Ai ka veshur 12 herë fanellën e kombëtares angleze nga viti 2010 deri në vitin 2012, duke shënuar 2 gola.

(Kosova Sot)