Bayerni në gjysmëfinale

  • 10 February 2016 - 22:56
Bayerni në gjysmëfinale

Bayerni ka mposhtur Bochumin si mysafir me rezultat 3 me 0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

 

Skuadra e Pep Guardiolas realizoi golin e parë në minutën e 39-të përmes Robert Lewandowski.

 

Gjërat më vështirë u bënë në minutën e 43-të, kur Simunek u ndëshkua me karton të kuq.

 

Golin e dytë e realizoi Thiago Alcantara në minutën e 61-të, ndërsa Lewa përmbylli gjithçka në minutën e 90-të.

 

Në gjysmëfinale janë kualifikuar përpos Bayernit edhe Dortmundi, Hertha Berlini dhe Werder Bremeni. (Kosova Sot)