Bale i kushtoi Realit 750.000 euro në ndeshje

  • 11 February 2016 - 11:17
Bale i kushtoi Realit 750.000 euro në ndeshje

Është zbuluar shifra e vërtetë, të cilën e pagoi Real Madrid për shërbimet e Gareth Bale.

 “Los Blancos” pagoi 100.7 milionë euro për blerjen e tij nga Tottenham.

E përditshmja sportive spanjolle “AS” ka bërë një llogaritje duke nxjerr si përforcim se Bale ka kushtuar

750 mijë euro për çdo ndeshje që ka zhvilluar deri më tani si futbollist i Real Madridit.

Ylli uellsian ka pësuar lëndime të shpeshta gjatë aventurës së deritashme në Santiago Bernabeu.

Por, me këtë shifër, Gareth Bale në Real Madrid, zyrtarisht bëhet përforcimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

(Kosova Sot)