Pavic: Fatmirësisht fituam dramën

  • 11 February 2016 - 14:45
Pavic: Fatmirësisht fituam dramën

Deklarata e trajnerit të Pejës pas fitores ndaj Kozuvit.

Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, ka thënë se ndeshja e mbrëmshme ndaj Kozuvit ka qenë tepër e rëndësishme për ekipin e tij dhe fatmirësisht në fund e arritën fitoren, falë mbrojtjes së mirë në çerekun e dytë dhe të katërt.

“Kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësishme. Ka qenë ndeshje shumë interesante dhe dramatike por fatmirësisht përfundoi me fitoren tonë”, ka thënë fillimisht Pavic shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.

Kurse, sa i përket arsyeve të fitores Pavic ka numëruar mbrojtjen e çerekut të dytë dhe të katërt të ekipit të tij, që kanë sjellë lojën aty.

“Kemi luajtur lojë të mirë ndërsa mbrojtja jonë ka qenë shumë e mirë në çerekun e dytë dhe të katërt”, ka shtuar ai.

Peja pas dy xhirove të para në fazën e dytë të BIBL ka bilanc 1 fitore e 1 humbje, derisa Kozuvi ka mbetur pa fitore pas dy xhirove.

Ndeshjen e radhës në kuadër të BIBL, Peja e zhvillon ndaj rivalit vendor, Sigal Prishtinës.

(Kosova Sot)