Sunderland-United, shumë keq për Januzajn

  • 12 February 2016 - 17:14
Sunderland-United, shumë keq për Januzajn

Lajm i keq për kosovarin e skuadrës së Manchester United, Adnan Januzaj.

Sipas mediave britanike, kosovari nuk do të jetë i aftë për të udhëtuar me skuadrën për ndeshjen kundër Sunderlandit.

Kjo pasi që ai nuk është rikthyer ende në gjendjen optimale pas lëndimit të pësuar.

Januzajt i duhet të vazhdojë fazën rehabilituese dhe të shpresojë që do të jetë gati për javën e ardhshme.