Ranieri: Do të fitonim mos të kishim karton të kuq (Video)

  • 14 February 2016 - 16:21
Ranieri: Do të fitonim mos të kishim karton të kuq (Video)

Menaxheri i Leicesterit Claudio Ranieri beson se skuadra e tij do të kishte fituar ndeshjen, po të mos ishin me 10-të lojtarë në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Danny Simpson.

“Dhelprat” kaluan në epërsi pas goditjes nga penalltia të Jamie Vardyt në fund të pjesës së parë, por kartoni i kuq i minutës 54-të ndryshoi gjithçka, pasi vendasit arritën t’i shënojnë dy gola për t’i shkaktuar humbjen Leicesterit.

“Ndeshje fantastike, kur ishim 11 kundër 11, ishim më të mirët. Arsenali ishte ekip fantastik, por ne ishim nën kontroll të takimit”, tha Ranieri pas takimit. Tani pas këtij takimi skuadra e Leicesterit pret në shtëpi Norwichin, dhe kanë vetëm dy pikë më shumë se Arsenali.

(Kosova Sot)