Humels dëshiron të shkojë te Bajerni

  • 28 April 2016 - 18:35
Humels dëshiron të shkojë te Bajerni

Borusia e Dortmundit konfirmon se Mats Humels ka kërkuar të largohet për të bashkuar te Bajernit të Mynihut në afatin kalimtar të verës.

E ardhmja e qendërmbrojtësit në “Signal Iduna Park” është në dyshim prej kohësh, mes spekulimeve se ai do të kërkonte të largohej në fund të këtij sezoni.

Sot klubi verdhezi konfirmoi se 27-vjeçari ka bërë një kërkesë për t’iu bashkuar rivalëve bavarezë në verë.

“Mats Humels na ka bërë me dije se dëshiron të largohet në verë dhe të shkojë te Bajerni i Mynihut”, thuhet në një komunikatë zyrtare të Dortmundit.

Në deklaratë theksohet se klubi do ta marrë parasysh kërkesën e lojtarit vetëm nëse vjen një ofertë me “vlerë të jashtëzakonshme”. Deri më tani, nënvizon njoftimi, nuk ka mbërritur asnjë ofertë për mbrojtësin.

“Klubi dëshiron të vërë në dukje faktin se Mats Humels, sikundër pjesa tjetër e futbollistëve të ekipit, nuk ka rënë dakord për një klauzolë lirimi. Lojtari është teknikisht i lidhur me Borusian e Dortmundit deri më 30 qershor 2017”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot)