Guardiola iu përgjigjet mediave: Ju më vritni, por unë jam ende gjallë!

  • 29 April 2016 - 15:11
Guardiola iu përgjigjet mediave: Ju më vritni, por unë jam ende gjallë!

Pep Guardiola i është përgjigjur mediave pas kritikave të shumta që erdhën nga disfata ndaj Atletico Madrid. Pep ka thënë se mediat po e vrasin atë, por ai është ende gjallë.

"Gjithkush më ka vrarë mua, por unë jam ende gjallë. Ne kemi luajtur vetëm një ndeshje të cilën e kemi humbur, por unë e kam edhe shansin e dytë dhe konfirmoj se jam gjallë. Unë dua që Muller të jetë në fushë, ndoshta kishte qenë më mirë që ai të ishte, por ky ishte vendimi im. Duhet që të mësoheni ti respektoni taktikat e mia. Nuk dua që të na ndodhë situatë e njëjt siç na ndodhi vitin e kaluar ndaj Barcelonës. Duhet ta kuptoni, jemi ende në lojë" ka thënë Pep Guardiola.

(Kosova Sot)