Ndeshje përcaktuese

  • 30 April 2016 - 10:31
Ndeshje përcaktuese

Në fundjavë zhvillohen takimet e xhiros së 28-të në futboll

Një takim shumë i vështirë pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku takohen Prishtina e Drita. Të dy këto klube janë pjesë edhe e gjysmëfinales së Kupës, derisa në ndeshjet e fundit kanë zhvilluar formë të mirë, gjë e cila bën që takimi i së dielës të pritet me kureshtje

Lufta për titull mund të sqarohet shumë lehtë

Java e 28-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll mund të përcaktojë fatin e shumë skuadrave. Hajvalia ka një udhëtim të vështirë në Istog dhe vetëm fitorja mund t’ia mbajë gjallë shpresat për titull, ndryshe ëndrra e tyre do të mbyllet aty. Kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet ditën e shtunë, derisa takimet e radhës zhvillohen ditën e diel.

Të kujtojmë se aktualisht futbollit tonë i prin Feronikeli me 7 pikë dallim dhe shumë më i qetë e pret këtë javë, ani pse e ka një përballje shumë të vështirë me Trepçën’89, por ja që diferenca në pikë i jep komoditet skuadrës së Afrim Tovërlanit.

Vëmendja në kryeqytet

Një ndeshje shumë e vështirë pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku takohen dy skuadra që po luftojnë për t’i ikur barazhit, Prishtina e Drita. Të dy këto klube janë pjesë edhe e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, derisa në ndeshjet e fundit kanë zhvilluar formë të mirë, gjë e cila bën që takimi i së dielës të pritet të jetë tejet i bukur. Gjithsesi, skuadra gjilanase drejt kryeqytetit udhëton për fitore dhe në rast të arritjes së saj, atëherë përfundimisht do të bënte një hap të madh drejt shpëtimin, në anën tjetër as Prishtina nuk guxon të bëjë hap fals dhe vetëm fitorja i mbanë të qetë.

Të dielën luhet edhe tri ndeshje tjera, e ku shumë i rëndësishëm është udhëtimi i Lirisë drejt Vushtrrisë, stadium ky i vetëm që prizrenasit këtë stinor kanë marrë pikë. Nëse arrij edhe këtë herë një rezultat të tillë, atëherë do të thoshte lamtumirë elitë për Vushtrrinë, ndërsa për vete do të qetësoheshin shumë sa i përket largimit nga ndeshjet e barazhit. Një ndeshje pa kalkulime zhvillohet në Pejë, ku ndeshen Besa e Llapi, ndërsa takimi i fundit është ai në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit e pret Drenicën, e cila është në një pozitë shumë të vështirë dhe edhe një humbje tjetër vetëm sa do t’i vështirësonte shumë gjërat skuadrës drenicase.

Raiffeisen Superliga

Sot

Istogu – Hajvalia

Nesër

Trepça ’89 – Feronikeli

Besa – Llapi

Gjilani – Drenica

Vushtrria – Liria

Prishtina – Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

(Kosova Sot)