Dy ekipet e vetme që i kanë marrë pikë Barcës me një lojtar më pak

  • 01 May 2016 - 10:13
Dy ekipet e vetme që i kanë marrë pikë Barcës me një lojtar më pak

Me përjashtimin e Westermann në stadiumin Villamarin, tashmë Barcelona ka një total prej 12 ndeshjeve këtë sezon që ka luajtur kundër ekipeve me një lojtar më pak.

Nga të gjitha këto ndeshje Barca i ka fituar dhjetë dhe ka barazuar dhe humbur vetëm nga një herë.

Ndeshjet në të cilat katalunasit kanë humbur edhe pse ishin numerikisht më shumë në fushë janë në El Madrigal (2-2) ndaj Villarrealit dhe në El Classico 1-2 ndaj Real Madridit.

Ndërsa ndeshjet e fituara në La Liga janë ndaj: Real Madridit (0-4), Betisit (4 -0), Athletic Bilbaos (6-0), Atletico Madridit (2-1), Rayo Vallecanos (1-5), Sporting (6-0) dhe Betis (0-2).

Në Ligën e Kampionëve ndaj: Atleticos në Camp Nou (2-1).

Kupë ndaj: Espanyolit 4-1 dhe Valencias 7-0.

(Kosova Sot)